Pak ditë më parë futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo zbuloi se është infektuar me COVID-19. Ylli portugez prej disa ditësh është në izolim në shtëpinë e tij në Torino. Ylli i bardhezinjvë rezultoi pozitiv kur ishte në grumbullim me kombëtaren portugeze, pikërisht ditën e ndeshjes kundër Suedisë. Por transferimi i tij nga Portugalia në Itali nuk i pëlqeu aspak ministrit italian të Sporteve Vincenzo Spadafora. Me një bisedë të gjatë në Instagram Spadafora akuzoi Ronaldon se kishte shkelur protokollin e COVID-19 duke u kthyer në Itali ndërkohë që është i infektuar me COVID-19. Ndërkohë Ronaldo la vendin ku po qëndronte i izoluar në Portugali dhe me një avion privat u kthye në Torino dhe nga aeroporti u transferua me ambulancë deri në shtëpi.
Janë të gjitha gënjeshtra, kam bërë gjithçka sipas protokollit të COVID-19. Unë dhe skuadra ime kemi marrë të gjitha përgjegjësitë për t’i bërë gjërat sic duhet. Kam ndërgjegjen e qetë, tha Ronaldo.