Fillimi i mirë është gjysma e punës. Thëniet e urta kurrë nuk janë të gabuara dhe Milani e di mirë se nisja e fazës së grupeve të Europa Leagues me fitore do të ishte një hap i madh drejt kualifikimit. Kundërshtari nuk është nga ata më të lehtët: Celtic Glasgow meriton respekt, pavarësisht se vjen nga disfata 0-2 nga derbi me Rangers, që ka rritur dhe distancën mes tyre në kampionat.
Sigurisht që mungesa e publikut në “Celtic Park” do të jetë në favor të kuqezinjve.
Gjithsesi, për “Djallin” nuk mund të japë kontribut Calhanoglu, cili përdrodhi kyçin e këmbës në stërvitje, por do të ketë hapësirë për të talentuarin Brahim Diaz, i cili tashmë ka treguar se çfarë është i aftë të bëjë kur aktivizohet nga minuta e parë. Në mesfushë, Bennacer do të pushojë. Së bashku me të pazëvendësueshmin Kessié do të luajë titullar Tonali, i cili ka marrë disi përvojë në raundet kualifikuese të Europa League-s.
Pesha e sulmit do të jetë, si gjithmonë, mbi supet e Zlatan Ibrahimovicit, i cili, thuajse dy dekada më parë, në vitin 2001, u përball me Celtic në raundin e tretë kualifikues të Championsit, kur luante me Ajaxin.
Formacionet e mundshme:
CELTIC (3-5-2): Barkas; Uellsit, Ajer, Duffy; Frimpong, McGregor, Brown, Ntcham, Laxalt; Elyounoussi, Griffiths. Trajner: Lennon
MILAN (4-2-3-1): G. Donnarumma; Kalabria, Kjaer, Romagnoli, T. Hernandez; Kessié, Tonali; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leão; Ibrahimovic. Trajner: Pioli