Ish- numri dy i PD-së, Jozefina Topalli, ka reaguar përmes një statusi në llogarinë e saj në FB, duke thënë se votimi i anëtarëve të KQZ-së, është marrëveshje hapur mes dy palëve Basha-Rama.

Sipas Topallit, në një akt të turpshëm, Basha votoi ministrin e Edi Ramës dhe rrëzoi zëvendës kryeministrin e Partisë Demokratike, Ilir Rusmailin.

Statusi plotë i Topallit:

Para dy ditesh ne Parlament, Rama ne marreveshtje me Bashen votoi emrat e KQZ se re.

Sikur Basha te kishte kontestime per ndryshimet kushtetuese apo per mbylljen e listave permes hapjes se rreme , ky i fundit nuk do te kishte derguar ne Kuvend emrat e tij (emra qe moren voten e Rames)

Perkundrazi, ata ishin ne sintoni per cdo gje.

I vetmi kontestim qe Basha kishte, ishte Ilir Rusmaili.

Ne nje akt te turpshem, Basha votoi ministrin e Edi Rames dhe rrezoi zevendes kryeministrin e Partise Demokratike.

Ilir Rusmaili eshte njohesi me i mire i zgjedhjeve, eshte profesor i se drejtes kushtetuese.

Ai i eshte bashkengjitur Partise Demokratike qe prej 3 dekadash.

Nje nder mendjet me brilante te kesaj Partie .

Votimi i Bashes per ministrin e Rames me kujtoi marreveshtjen e 2017 kur LB detyroi grupin parlamentar te votoje listen e vetingut, qe fillonte nga Ina Rama deri tek militantet me famos te kryeministrit.

Sa bukur merren vesht shahistet per te ruajtur karriget e tyre.

Meritokracia, vlera , parimet e dija nuk kane asnje vlere per ta