Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe ndodhet i shtruar që prej të premtes në spital, theksoi se ishte shumë mirë dhe se do të rikthehej së shpejti në fushatën zgjedhore, duke pranuar se ditët e ardhshme do të ishin një test i vërtetë për atë. “Kam ardhur këtu, nuk isha shumë mirë”, theksoi presidenti amerikan, i ulur në një tryezë, me këmishë por pa kravatë, në një video katër minutëshe të postuar në Twitter.

“Ndihem shumë më mirë tani, po punojmë shumë që të shërohem plotësisht. Unë mendoj se do të kthehem së shpejti dhe mezi pres të mbaroj fushatën ashtu si e fillova”, shtoi Trump në mesazhin e tij në Twitter. “Kam filluar të bëhem më mirë”, konfirmoi ai. “Nuk dimë për periudhën e ditëve të ardhshme, mendoj se ky është testi i vërtetë, pra do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme”, shtoi ai. Mjeku i tij ka deklaruar menjëherë se Trump ende nuk ishte jashtë rre zikut, por ekipi mjekësor ishte shumë optimist. “Gjendja e presidentit Trump po vazhdon të zhvillohet mirë, ai ka bërë progrese thelbësore që prej diagnostikimit”, theksoi mjeku Sean Conley, në një njoftim të publikuar dje në mbrëmje. “Këtë mëngjes, presidenti është shumë mirë”, theksoi Sean Conley. “Presidenti Trump. 74 vjeç, ka vuajtur nga ethet, kolla, mbingarkesa lehtë dhe lodhja”, theksoi ai.

Përgjatë 24 orëve ai nuk kishte pasur ethe dhe niveli i oksigjenit ishte 96%, gjë që është normale. Ai është trajtuar me medikamentin antiviral remdesivir dhe ka marrë gjithashtu një injeksion të trajtimit eksperimental nga kompania Regeneron, me antitrupa.