Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar mbrëmë një letër kryeministrit Edi Rama.
Në letrën e presidentit Trump drejtuar kryeministrit Rama, vendi ynë falenderohet për renditjen në iniciativën e vendeve me rrjet të pastër telekomunikacioni. Vlen të theksohet fakti që Shqipëria u bë pjesë e iniciativës se Departamentit Amerikan të Shtetit disa muaj më parë. Kompania e parë nga Shqipëria dhe rajoni që iu bashkua dhe u angazhua në iniciativën e rrjeteve të pastra është ONE Telecommunication.
Si pjesë e kësaj iniciative, ONE Telecommunications angazhohet të mos përdorë pajisje transmetuese, kontrolli, kompjuterike apo ruajtjeje nga kompani të pasigurta teknologjikisht.
Një investim rrënjësor prej 92 milionë euro do të modernizojë rrjetin e kësaj kompanie dhe për këtë është zgjedhur gjiganti botëror i teknologjisë Ericsson. Në fund të procesit, qytetarët shqiptarë do të komunikojnë sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë.