Në fillim të muajit tetor, burime ekskluzive për “Dailymail” bënë të ditur se reperja Nicki Minaj ishte bërë nënë për herë të parë. Fansat pritën dy javë për konfirmimin e lajmit publikisht nga Nicki dhe partneri i saj, Kenneth Petty, mirëpo asnjë reagim nuk erdhi! Madje, reperja nuk zbuloi as gjininë e foshnjës së saj, të cilën e kemi mësuar vetëm sot nga Nicki!
Teksa ka falenderuar publikisht miqtë e shumtë për dhuratat e këtyre ditëve, Minaj ka zbuluar se ka sjellë në jetë një djalë. “Jam kaq mirënjohëse dhe e dashuruar me tim bir. Çmendurisht e dashuruar! I vogli djali im, më i preferuari në të gjithë botën!”- shkruan Nicki ndër të tjera. Në vitin 2018, Minaj tha për Wonderland se donte shumë të kishte fëmijë. “Unë duhet të martohem së pari, atëherë do të kem një fëmijë. Mund të jem më afër sesa njerëzit mendojnë në të vërtetë,” tha ajo. “Unë i dua fëmijët.” Minaj është martuar me Kenneth Petty në tetor të vitit që lamë pas, ndërsa tashmë erdhi fryti i dashurisë së tyre.