Personat që shikoni në foton e mësipërme janë militanti i PD Darvin Zalla, Xhelal Mziu, Shemsi Prençi dhe djali i këtij të fundit Jetmir Prençi, që dje u rrahën “mirë e mirë” me njëri-tjetrin, pas zgjedhjeve të kandidatëve për deputetë në Kamëz.
Gjithë sherri ndodhi sepse bodigardët e Xhelal Mziut nuk lejonin që në qendrat e votimit të shkonin kundërshtarë të tij që mund të votonin potencialisht kundër kandidimit të tij, sepse ndryshe digjej si kandidat për deputet, raporton newsbomb.al. Ndoshta nuk i dalloni dot ngaqë mbjanë kapele si pasojë e ndonjë shenje në kokë, por mesa duket të katër personat e mësipërm që dje u rrahën dhe bënë për spital njëri-tjetrin, në orët e vona të mbrëmjes janë pajtuar dhe i janë “falur” nga një tekeje whisky.
Madje, aq shumë janë miqësuar pasi kanë dalë nga spitali Darvin Zalla e Jetmir Prençi saqë ndjekin Xhelal Mziun, dhe bëjnë me dy gishta pas tij.