Qarku i Korçës i ka dhënë një leksion të fortë Lulzim Bashës, ditën e mërkurë, kur u bë votimi për kandidatët për deputetë të PD-së, që do të garojnë në zgjedhjet e ardshme parlamentare. Pjesa më e madhe rezultoi një dështim për kryedemokratin, me përjashtim të ish deputetit Ervin Salianji i cili manipuloi procesin e votimit dhe mundi t’i shpëtojë kontestimit pavarësisht se demokratët e Maliqit kanë kërkuar ripërsëritjen e votimeve në degën e tyre pasi janë ballafaquar me vota të anëtarëve që nuk i njihnin, si dhe mbyllja e procesit ka qenë thuajse 5 orë para orarit zyrtar.
Por në ditën e sotme, protestuesit e Unazës kanë dalë me pankarta për të kërkuar rikthimin e Çunit të Fahriut, të eleminuar me votë masive nga demokratët e Pogradecit.(TemA)