Liverpooli është i detyruar që të blejë qendërmbrojtës, Koulibaly i Napolit vazhdon të jetë objektivi kryesor Liverpool, pas lëndimit të qendërmbrojtësit Virgil van Dijk, është duke kërkuar që të gjej zëvendësuesin e tij që në afatin kalimtar të janarit. Në shënjestrën e tyre është qendërmbrojtësi senegalez, Kalidou Koulibaly, i cili shihet edhe si zëvendësues i Van Dijk për gjysmën e sezonit, por edhe si dyshe për vitet e ardhshme, që u kërkua edhe gjatë verës.
Qendërmbrojtësi holandez u lëndua në ndeshjen kundër Everton të shtunën pas një ndërhyrje nga portieri i Everton, Jordan Pickford. Van Dijk pritet që të mungojë rreth 7 muaj, pasi ka dëmtuar ligamentet e gjurit të djathtë. Liverpool është i gatshëm që të paguajë 72 milionë euro për Koulibalyn, por në garë për të janë edhe skuadrat si Manchester United, Paris Saint-Germain e Manchester City, klube nga të cilat u kërkuar edhe në afatin kalimtar të verës. 29-vjeçari ka bërë 249 paraqitje në të gjitha garat për Napolin, në rast të transferimit të tij në Liverpool, ai do të bashkohet më bashkëkombasin e tij Sadio Mane.