Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka thënë sot në emisionin Open se do ta kallzojë në SPAK kreun demokrat Basha. Veliaj tha se disponon disa fakte ndaj Lulzim Bashës. Sipas Veliajt, lideri i opozitës ka marrë një makinë luksoze nga kompania që operonte në Unazën e Astirit. Ndërsa shtoi se kryetari i opozitës ka mashtruar, ku ka thënë se pallati ku banon i është dëmtuar nga tërmeti, kur në fakt sipas Veliajt pallati ishte i padëmtuar dhe i banueshëm.
Basha për tre vite bllokoi Astirin. Por kur ai ka marrë nga kompania atje një makinë, kjo ka 64 transaksione. Por kur t’i merr një dhuratë nga kompania dhe e lë protestën sikur të mos ketë ndodhur asgjë, atëherë do të thotë që tallet. Banorët e Astirit i njoh shumë mirë, ka 80.000 banorë. Fushata duhet të ketë fakte, mbi faktet duhet të ndërtohet e vërteta. Kur ti ke ardhur në këtë televizion punëdhënësi të ka pyetur çfarë ke bërë më përpara. Kjo do të ndodhë më 25 prill. Populli shqiptar me të drejtë do të thotë çfarë ke bërë më përpara. Qëllon që të dy kanë punuar në Tiranë dhe po shkojnë për të marrë një punë më të madhe. Kjo është letra që unë mezi po pres të shkoj në SPAK. Kur Edi Rama shkonte të bënte shtëpinë e të tjerëve, Basha shkonte të fotografonte shtëpitë e oligarkëve. Përse duhet një njeri që kandidon për kryeministër dhe thotë që më është prishur pallati. Kam folur me administratoren dhe më ka thënë që pallati nuk ka rrezikshmëri dhe është i banueshëm. Këto do i dërgoj të gjitha në SPAK. Shton kate pa leje, refuzon të shkosh në prokurori. E para punës kam fituar 15 nga 15 gjyqe. Ky pallat është i padëmtuar. Në momentin që shqiptarëve iu dëmtua shtëpia, kryetari i opozitës fotografonte vilat e veta, tha Veliaj.
“Basha i dha vetes leje për kat shtesë”, Veliaj nxjerr blof kreun e PD, tregon bisedën me administratoren e pallatit të Bashës. Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Lulzim Basha në kohën që ka qenë në Bashkinë e Tiranës ka firmosur leje për veten e vet për të bërë një kat shtesë. Duke folur në Tch, Veliaj tregoi edhe një takim me administratoren e pallatit të Bashës, e cila tregoi se të gjithë banorët jetojnë aty pasi pallati nuk ka asnjë dëmtim strukturor dhe asnjë rrezikshmëri.
Tani në një vend normal nëse kryetari i Bashkisë i jep leje vetes së vetë dhe thotë: Vendosa të miratoj leje zhvillimore për Z. Lulzim Basha dhe këtë e firmos vetë Lulzim Basha. Tani kjo është në konflikt interesi në çdo vend të botës. Jo vetëm nuk ke fytyrë më të dalësh të kandidosh, nuk ke fytyrë të dalësh të kandidosh. Kur Edi Rama shkonte të bënte shtëpitë e të tjerëve, Lulzim Basha ishte shumë i zënë të kapte vilat e oligarkëve. Tani ky ndërtuesi këtu që PD i thotë tërë ditën je oligarkë, je kriminel, je i korruptuar, pastron paratë. Dhe pse duhet që një njeri që kandidon për kryeministër duhet që të gënjejë dhe të më thotë që më është prishur pallati. Ndërkohë jam takuar me zonjë Fatbardha, administratorja e pallatit, i gjithë pallati është aty. Ja raporti i inxhinierve. Objekti nuk paraqet dëmtime strukturore dhe nuk ka rrezikshmëri për banorët e tij. Pra kur një njeri gënjen, në një vend të botës do të futej në burg vetëm për përhapje paniku. Jo vetëm kaq, i jep leje vetes tënde, shton katet pa leje, refuzon të bashkëpunosh me INUK-un…Po të them që e la protestën e Astirit dhe ka një konflikt interesi sepse kontraktori dhuron makina për kryetarin. Imagjino çon njerëzit të rrihen, çon demokratët qoftë edhe këta 70-80 veta e Astirit të rrihen edhe të shqyhen dhe e mbyll me një makinë lojën, kjo është shumë e rëndë, tha Veliaj.