“Përse duhet t’iu votojnë shqiptarët”, kjo ishte pyetja e gazetares Eni Vasili në “Open” në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ky i fundit tha se ndryshe nga opozita, në kohën kur këta të fundit kanë qenë në pushtet, Partia Socialiste është gjendur pranë problematikave të qytetarëve. Ai tha se një nga punët e tyre të shumta janë legalizimet. Vetëm në Tiranë, tha Veliaj, janë legalizuar më shumë se 700 banesa në një muaj. Ndërsa shtoi se legalizimet janë mbyllur në masën 90%. Përqindja e mbetur sipas Veliajt, janë ato banesa që janë ndërtuar poshtë një shtylle të tensioni të lartë, apo në Liqenin Artificial.

“Unë jam marrë sot me bilancin e legalizimeve dhe këtë muaj janë legalizuar më shumë se 700 banesa. Unë jam dikush që fëmijën e linda në një spital publik, u kurova në një spital publik. Pjesa e legalizimeve në 90% të rasteve janë mbyllur. Por te Liqeni i Tiranës nuk legalizohet. Te Liqeni i Thatë ju keni parë shtëpi në liqen, nuk legalizohet. Jemi në 90% jemi duke parë raste specifike. Kemi raste kur shtëpia është ndërtuar poshtë shtyllave të tensionit të lartë, kjo nuk legalizohet. Këtu po flasim për shtëpi reale njerëzish, nëse do të bënim legalizimet te liqeni ajo do të ishte kriminale”, tha Veliaj.