Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, nga Petrela ku ka inaguruar shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit të nëntorit ka “thumbuar” kryedemokratin Lulzim Basha.
Teksa tha se njerëzit janë të lodhur nga gjuha e urretjes dhe përçarjes, shtoi se nëse do të kishte Cheampions League te gjumi, Basha do ta fitonte. Njerëzit janë lodhur nga kjo gjuha e urrejtes dhe përçarjes, jo jug, jo veri. Të jemi sa më pozitiv. Ne nuk i shohim njerëzit si armiq por si një mundësi. Kur bie tërmeti kush duhet të jetë në krye të shtetit ai që rri në gjumë deri në 11 apo një që ngrihet në 4. Ata shokët përballë e kanë cik problem gjumin, sikur ne punën. Po të kishte Cheampions League te gjumi nuk të falin ata. Viti i ri të fusim sa më shumë njerëz nëpër shtëpi. Gonit ia kemi marrë nja dy shtëpi, më mirë ia merr për punë. Sot ditë e dielë se kemi për detyrim për punë, se robit që i hanë duart rri. Po e kemi nda mendjen me e bë këtë punë, tha Veliaj. Të njëjtin mendim me të ndau edhe një qytetar. “Shyqyr që qëlluan këto se të ishte ai tjetri do ishte në gjum hala. Kush ngrihet vonë ia ka marrë tjetri kismetin”, tha qytetari.