E mërkura e 14 tetorit është afati i fundit për ë gjithë maturantët që do të zgjedhin studimet ushtarake në Akademinë e Forcave të Ar matosura. Ndaj Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka ftuar të gjithë të rinjtë që kanë dëshirë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të aplikojnë për të nisur studimet bachelor.

“I dashur maturant, nëse ende nuk je regjistruar në një program studimi, bëhu pjesë e Forcave të Ar matosura. 14 tetori është afati i fundit për këdo që do të nisë studimet bachelor në AFA, në shkencat ushtarake”, shkruan në Facebook ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Ajo sqaron se të rinjve u ofrohet: “Pagesë mujore ndihmuese gjatë periudhës së studimeve në AFA. Akomodim dhe ushqim falas për tre vitet e studimit. Tarifë studimi zero lekë në vit si dhe punësim i sigurtë pas përfundimit të studimeve”.

Këtë vit janë 60 kuota për të rinjtë që do të zgjedhin të nisin studimet bachelor duke nisur nga 2 nëntori në Akademinë e Forcave të Ar matosura.