Rreth dhjetë për qind e popullsisë së botës tashmë janë infektuar me koronavirus, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Mike Ryan, kreu i departamentit të kri zave të OBSH-së, tha se pandemia po përshpejtohet në pjesë të Azisë Juglindore, me rritjen e numrit të rasteve dhe vde kjeve në pjesë të Evropës dhe rajonit të Mesdheut lindor.
“Vlerësimet tona më të mira aktuale na tregojnë se rreth 10 për qind e popullsisë së botës tashmë janë infektuar me virusin. Varet nga shteti dhe nëse është një qytet apo fshat, dhe cili grup shoqëror. Por kjo do të thotë që shumica dë rmuese e popullsisë është ende nën kërc ënim,” tha Ryan.
“Ne po i afrohemi një periudhe të vështirë. Sëmundja vazhdon të përhapet, “shtoi ai.
OBSH gjithashtu njoftoi se ka zgjedhur ekspertë për një mision ndërkombëtar në Kinë për të zbuluar origjinën e virusit, por ata ende nuk janë pranuar nga autoritetet kineze.