Andrea Pirlo ka dalur në mbrojtje te sulmuesit argjentinas Paulo Dybala pasi ky i fundit nuk po e gjen formën më të mirë në këtë sezon. Dybala erdhi në lojë nga banka e rezervistëve në barazimin 1-1 ndaj Lazios të shtunën duke e zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

“Mendoj se përkushtimi i tij nuk është i gabuar. Ai dëshiron të bëjë mirë dhe ta ndihmojë ekipin”, tha Pirlo në një konferencë për media. “Por, ndodh që nganjëherë lojtarët të mos jenë në momentin më të mirë psikologjik. Ai ka nevojë të punoj dhe të luajë kurse ne vetëm kemi nevojë ta menaxhojmë mirë këtë situatë.”, shtoi ai.