Momente paqeje janë shënuar në rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme, ku protestuesit fillimisht janë afruar pranë FNSH-së duke i përqafuar dhe duke u shpërndarë ujë. Protestuesit u kanë kërkuar punonjësve të policisë të bëhen me ta dhe të heqin kapelet. Por punonjësit e policisë kërkuan nga protestuesit që të spostohen.

Dita e katërt e protestave në Tiranë është shoqëruar mes përplasje dhe akte dhune, por mbrëmjen e sotme nuk kanë munguar as momentet e paqes mes protestuesve dhe Policisë.