Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, konfirmoi 15 fluturime për ditën e hënë, 23 nëntor 2020. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.

Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse. Fluturimet e konfirmuara janë:⠀ ✈️Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim ✈️Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim ✈️Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim ✈️Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim ✈️Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim ✈️Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim ✈️Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim ✈️Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim ✈️Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim ✈️Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim ✈️Albawings – Tiranë – Piza dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim ✈️TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim ✈️Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim ✈️Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim