Nga Klevis Bakillari/

Vjeshta e këtij viti gri, po largohet dhe jemi më pak se dhjetë ditë jashtë dimrit. Teksa shëtit, në ekranin e syve lëviz natyra,  peizazhet më të ndezura van Goghiane. Është kjo stinë që zgjon receptorët romantikë brënda qënieve tona dhe me një ylber ngjyrash na fton brënda optimizmit. Vjeshta e vjeljeve , mbi të gjitha, na dha ushqim për sytë dhe jetën. Të gjithë po kalojmë njësoj  përmes një vështirësie labirinthike prej muajsh, përmes një të panjohure të beftë, ku kemi sfiduar forcën e durimit tonë dhe ku jemi proçesuar brenda një metamorfoze të re. E sigurtë është, se në fund të kësaj sfide të paparaparë, i fituari do të jetë i duruari. Pra, jemi pak ditë jashtë dimrit lëkurëbardhë. Do të hyjmë në një dimër të ri sfidues , përmes korsish e sinjalistikash kufizuese të vigjilencës dhe kujdesit tonë personal e kolektiv. Kush tregonë kujdes, i jep vetes dhe tjetrit, shpresë! Do të mbetemi të përqëndruar dhe të mbrojmë njëri-tjetrin ndaj armikut të padukshëm.  Lumi fle, ai nuk fle, ç’ka do të thotë se duhet të mbajmë zgjuar ndërgjegjen tonë.

Teksa racionin më të madhë kohor po e konsumojmë brenda në shtëpi, nga kutia e televizorit shohim sesi po na gatuajnë televizionet, vaktet e tyre mediatike. Të fshehura në maskat partiake, të radhitura në vitrinën e dilatantizmit, shumë stacione po konkurojnë shkencën dhe mjekësinë në mënyrë të paskrupullt. E gjitha për një arsye : krijimi i kimisë së humbur mes alternativave të së djeshmes dhe popullit.  Politika e polithikave nuk mjaftohet me mëkatet e djeshme, teksa shpërndanë çdo ditë e më shumë tymnajën toksike për mendjet tona. S’duhet të shpërqëndrohemi. Partitizmi patetik nuk ka kapacitet të gjenerojë alternativën e re. Ata, oreksprishur, po kërkojnë material në radhët e jetëve tona, ndër ne. Për 30 vjetë, kjo klasë e tranzicionit transit, e ka bërë kurbanë besimin njerëzor kolektiv. Është efekti i kësaj  periudhe,  që i ka shkurtuar radhët ndër ta duke i infertilizuar në ide dhe duke i bërë të mbeten në klasë. Nuk mundemi, të na mundë kjo shpurë lakmitare e vjetëruar. Nuk na lejohet, të lejojmë tregtarët e ëndrrave të prishura të na shesin djallin për engjëll. Nuk tolerojmë, një grykësi të tërë të pangopurish. Ata po kërkojnë material ndër ne! Do të jemi ne, ata që do t’i shndërrojmë shumë shpejt dhe përfundimisht, në materiale të pariciklueshme.

Opozitarizmi shqiptarë është kapur në rrjetën e nihilizmave të pashembullta. Në vend që të bëjnë opozitë duke propozuar, bëjnë muzikën e vjetër të kundërshtisë histerike. Sepse opozitarizmit shqiptarë i ka humbur busulla dhe kapiteni. Një kapiten i kapur mes të shkuarës së paqartë dhe të ardhmes matematikisht nuliste e të largët.  Kapeni kapiten nulistin, në çdo dalje televizive, një gafë.  Ata janë robër të një stereotipi të  trashëguar : urrjetjes ndaj paqes e zhvillimit. Kjo urrjetje ka shembur urat e komunikimit me qytetarin. Spektri i tyre i  opozitarizmit është unikolor. I errët terr.  Një grup fytyrash mbi fytyra, një ushtri maskash të maskuar. I gjithë, një diversitet diversant ndaj shëndetit, ndaj të ardhmes, ndaj Shqipërisë.