Bashkia e Tiranës është do të ndërtojë 1600 banesa individuale për të prekurit nga tërmeti 26 Nëntorit. Në fazën e parë po ndërtohen 800 banesa njëra prej tyre edhe kjo shtëpi në Farkë e Izet Cengut. Ndërsa në Lanabregas familja e Behar Lanës hyri në shtëpinë e re. Ne tha kryebashkiaku Erion Veliaj themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. Për ta ilustruar këtë Veliaj dha disa detaje për progresin e punës në shkollën Sami Frashëri duke mos e kursye ironinë për shefen e LSI.
“Kryetar ne sa mbaruam të gjithë pilotat tek “Sami Frashëri”, kështu që tani fillojmë me themelet. Është bërë gjithë pilotimi i zonës. Janë mërzitur çik ata në Paskuqan se ishin mprehur se do t’u shkonte shkolla atje. Kështu që u desh të sqaronim se ishte pjesë e asaj tollovisë që ndodh çdo javë. Ne patëm nga prindërit e “Sami Frashërit” një peticion që të mos shkojë shkolla në Paskuqan. Mund të them që një politikan thotë një idiotësi dhe merr në qafë një komunitet të tërë.