Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në një intervistë në emisionin Opinion në TV Klan ka deklaruar se sistemi shëndetësor është i përgatitur me një kapacitet prej 1600 shtretër të dedikuar COVID pêrfshire këtu edhe spitalet rajonale
“Spitalin COVID3 ka ende shtretër bosh. Sistemi shëndetësor është përgatitur me 4 struktura të dedikuara COVID 550 shtretër dhe jemi te përgatitur për disa skenarë në 1600 shtretër edhe në spitalet rajonale. Eshtë e rëndësishme të themi që sistemi shëndetësor kujdeset për shëndetin e njerëzve dhe njerëzit duhet të kujdesen për sistemin shëndetesor të mos e mbingarkojnë atë”, tha Manastirliu.
Sipas skenareve të përgatitur hapja e Spitaleve rajonale do të jetê si vijon:
Në Skenarin A, kapaciteti i pesë (5) spitaleve rajonale: spitali rajonal Durrës, spitali rajonal Elbasan, spitali rajonal Korçë, spitali rajonal Shkodër, spitali rajonal Fier. Në skenarin e dytë aktivizohen spitalet rajonale të Beratit, Lezhës dhe Vlorës. Në skenarin e tretë, nëse do të jetë e nevojshme, do të përdoren një pjesë e kapaciteteve të spitaleve rajonale Gjirokastër, Kukës dhe Dibër.