Me vragje të poetit të madh Naim Frashëri, ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar 76-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë prej pushtuesëve nazi-fashistë. Me këto vargje frymëzuese nga poeti i madh Naim Frashëri, ne nderojmë Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, shkruan ambasada. O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka. Më je nënë, më je motër, më je vlla. Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je, Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé.
Por cili është thelbi i 29 nëntorit? Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane. Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman.