Të gjithë e kemi fare mirë të qartë që larja e duarve është mënyra më e sigurtë për të ndaluar përhapjen e baktereve: rreth 80% e tyre përhapen vetëm prej duarëve! Pavarësisht se tani më shumë se kurrë përpiqemi të ruajmë higjenën për të parandaluar përhapjen e Covid-19, jo gjithnjë kemi mundësi ta bëjmë siç duhet procesin e larjes së duarve.

Gjatë ditës, shkojmë në shumë vende dhe një pjesë e tyre janë mbartësit kryesorë të baktereve. Prandaj, është shumë e rëndësishme të mbani gjithmonë në çantë një alkool/dezinfektant për ta përdorur, aq më tepër nëse ndodheni në një nga vendet më poshtë.

1. ATM 2. Transporti publik. 3. Supermarketet 4. Palestra 5. Zyra 6. Taksi/makinë
7. Klinikë mjekësore 8.Dhomat e hoteleve 9. Restorantet