Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, e pyetur nëse do të ketë tjetër mbyllje, tregoi skenarin pas 2 dhjetorit. Manastirliu theksoi se situata do të vlerësohet, pasi ky virus ka shumë të panjohura.
“Maska është një masë e gjithë-pranuar sot që funksionon, por duhet shoqëruar me distancim dhe higjienë. Komiteti i Ekspertëve është duke mbajtur nën vëzhgim situatën për gjithçka. Ne do ta vlerësojmë situatën mbi baza dinamike. Shpresojmë shumë në bashkëpunimin e qytetarëve. Ne çdo gjë e kemi arritur falë bashkëpunimit të qytetarëve, duke pasur fleksibilitet edhe tek masat. Ne nuk e duam mbylljen, por masat kufizuese do të vlerësohen në bazë të situatës, sepse jemi përballë të panjohurave. Ky virus ka edhe të panjohura edhe të njohura. Covid-19 ndërpret transmetueshmërisë kur nuk ka terren dhe kjo arrihet vetëm me maska e zbatim të masave”, tha Manastirliu.