Mjeku imunolog Genc Sulçebe u shpreh se personat që kanë kaluar Covid-19 nuk kanë nevojë që ta kryejnë vaksinë. Sipas tij nëse kanë antitrupa nuk kanë nevojë që të bëjnë këtë vaksinë.“Personat që e kanë kaluar Covid-19 nuk kanë nevojë që ta bëjnë vaksinën.
Vaksinimin e bëjmë për të krijuar imunitetin dhe kjo do të krijohet kur të krijohen antitrupat. Pandemia thuhet se të paktën janë 6 muaj antitrupat. Janë vetëm maja e ajsbergut dhe pas qëndron një ‘ushtri’ që ndihmon trupin”, tha mjeku./Opinion