Sonte në Open në Top Channel është i ftuar kryeministri Edi Rama. Rama do të jetë përballë një paneli gazetarësh, Enton Abilekaj dhe Agron Gjekmarkaj. Rama fillimisht u ndal të fliste për spitalet Covid ku tha se ato i kanë të gjithë kapacitetet.

“Unë i kuptoj dhe nuk i kuptoj ata që ikin të kurohen jashtë. Natyrisht që në disa vende ka më shumë cilësi në spitale për disa ndërhyrje specifike. Këto i gjen në disa vende, pra jo në të gjithë Europën. Për sa i përket spitaleve Covid, ata i kanë të gjitha kapacitetet siç i kanë edhe spitalet në Europë. Silva Bino e kaloi sëmundjen këtu. Unë do t’I besoja mjekëve shqiptarë”- tha Rama.