Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se javën tjetër pritet të zbllokohet procesi për Aeroportin e Vlorës, për të nxjerrë fituesin. Rihapja e garës ndërkombëtare pritet të ndodhë pasi u ndërpre për shkak të pandemisë.
Në fjalën e tij, në ceremoninë e hapjes së ankandit për ndërtimin e parkut foltvoltaik të Spitallës në Durrës, kryeministri Rama theksoi se “shpresoj që shumë shpejt do të jemi këtu përsëri, mbase javën ne ardhshme do të zhbllokojmë dhe procesin për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës për të cilin kemi bërë përpjekje dhe e konsideroj një tjetër gur të rëndësishëm në mozaikun e përgjithshëm të Shqipërisë që ne parafytyrojmë dhe për të cilin ne lu ftojmë dita-ditës ta kemi si një realitet të plotësuar në këtë 10-vjeçar ku kemi hyrë”. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës do të rrisë shumë interesin industrial në gjithë zonën, duke u bërë një portë hyrëse për turizmin, por edhe për investimet që sjellin zhvillim ekonomik.