Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, njoftoi të martën për 11 fluturime të konfirmuara për ditën e mërkurë, 4 nëntor. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.
Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e mërkurë janë:⠀ Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Berlin dhe kthim Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim