Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës konfirmoi 12 fluturime për ditën e shtunë, 28 nëntor 2020. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.

Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e shtunë janë: Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim Albawings – Tiranë – Ankona dhe kthim Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim