Agjencia Kombetare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekesore shpreh keqardhjen per deklaratat e kreut të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, në lidhje me tregun farmaceutik. E konsiderojmë të pavend perdorimin politik te urdhrit te farmacisteve, i cili deklaroi sot te dhena te paverteta ne lidhje me furnizimin me vaksina te tregut farmaceutik publik dhe privat. Presidentja e ketij Urdheri tha se deri më sot janë importuar vetëm 9500 vaksina antigrip, por kjo eshte E PAVERTETE. Faktet flasin ndryshe. Sa i përket tregut të hapur farmaceutik, pranë Agjencisë Kombëtare te Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri më tani janë importuar rreth 34.500 mijë vaksina antigrip, nga disa subjekte te ndryshme tregtare dhe shifra e permendur sot eshte importuar nga vetem njeri prej tyre.
Nga ana tjetër, qeveria shqiptare ka mundur të sigurojë një sasi prej 368 mijë doza vaksinash. Nga kjo sasi, në muajin shtator janë importuar 70 mijë doza dhe pjesa tjeter importohet sipas kalendarit te paracaktuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore gjatë periudhës së pandemisë nuk kanë ndërprere asnjë ditë punën për t’iu përgjigjur kërkesave të subjekteve private, si atyre importuese, ashtu dhe prodhimit vendas, në mënyrë që tregu farmaceutik si publik ashtu edhe privat të mos ketë mungesa të barnave.