Kryeministri Edi Rama ndodhet në kantierin e rindërtimit në Laç së bashku me ministrin Arben Ahmetaj. Nga atje Ahmetaj tha se po përgatiet një procedurë me vendim të Këshillit të Ministrave për javën që vjen, vendim i cili do të ndihmojë bashkinë të përzgjedhë familjet, ku thekson se prioritet do të kenë ata në nevojë.
“Aty ku qendra e qytetit po rilind shumë më e bukur dhe më e fortë se natën e tmerrshme të 26 nëntorit, kur u godit fort duke lënë jashtë pa shtëpi qindra familje, të cilat së shpejti do të rikthehen jo vetëm në apartamente më të mira, por edhe në një lagje të pakrahasueshme në çdo aspekt me lagjen e rrënuar e të harruar me dekada.
Prisnim ministrin e strehimit të Turqisë për shkak të fatkeqësise e kanë anuluar ardhjen Me vendim qeverie i kaluar bashkisë edhe ndërtimin shkollës. Do jetë këtu në këtë zonën lart. Duhet menduar që së bashku me kompaninë turke të ketë harmoni e gjithë struktura e ndërtimit. Po përgatisim një procedure me vendim të KM për javën që vjen që të ndihmojë bashkinë të përzgjedhë familjet. Familjet në nevojë janë prioritizim më pas familjet në përgjithësi do të hidhet një short në këshillin bashkiak, me një komision. 1+1 do hidhen më vete 2+1 më vete dhe 3+1 më vete”, tha Ahmetaj.