Aktori i njohur i “Portokallisë”, Ledio Lako, ka rrëfyer sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, eksperiencën e tij me Covid-19. Me shaka Ledio u shpreh se ai është po njësoj, sërish pa flokë dhe me pak bark. Ndërsa i pyetur në lidhje me inf ektimin e tij koronavisur, Lako ka zbuluar se në fillim ka rezultuar po zitiv babai i tij, i cili e ka kaluar paksa rëndë.
“Unë e kisha bërë tamponin, pasi babai im doli po zitiv me Covid-19. Më vonë edhe mami tha se nuk ishte mirë. Të shtunën më thotë vëllai se nuk jam mirë së bashku me familjen e tij.Tamponin e kisha bërë 2 herë brenda një jave. Por më thanë se do të rrija në shtëpi se isha në kontakt me persona të prekur nga Covid-19. Të hënën më morën në telefon se kisha dalë negativ, e gjithë familja p ozitive. Pas dy orësh më morën në telefon dhe më thanë se isha pozitiv. Kur mora lajmin isha në spital se kisha dërguar mamanë për të bërë një skaner. Lajmërova Top Channel, eprorët dhe gjithë kolegët”, u shpreh aktori i Portokallisë.
Lako ka rrëfyer se se tamponin e ka bërë në shtet dhe se të gjithë janë treguar shumë të gatshëm. Lako gjithashtu ka sqaruar se i është dashur 5 ditë që të priste përgjigjen e tamponit, pasi i kishin thënë se ka shumë ngarkesë.
Gjithashtu ai ka treguar se si I kishte humbur shpresat se babai i tij mund ta fitonte b etejën me Covid-19. Sipas tij, ai kishte qëndruar 8 ditë në shtëpi dhe 13 ditë në spital.
“Babai e ka kaluar shumë keq. Qëndroi 8 ditë në shtëpi, e më pas e shtruam në sanatorium. Janë treguar të gjithë të gatshëm që nga mjekët e deri tek infermierët. 13 ditë qëndroi në spital. Babai rr ezikoi jetën, ishim 50-50 për të mos thënë 60 për të ikur dhe 40 për qind për të jetuar. Isha i vetmi në shtëpi se mund ta hu mbja babanë. 76 vjeç, shumë aktiv. Por kisha f rikë sepse i ra shumë im uniteti, trupi. Zëri i kishte ikur fare, diabeti ju shfaq, se nuk ka patur ndonjëherë”, tha Lako në rrëfimin e tij.