Drejtori i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Dr. Skënder Brataj duke i’u referuar ak uzave të kreytari të opozitës për fshehje të numrit të humbjeve të jetës, tha se ky është su lm ndaj mjekëve, pasi çdo pacient është i skeduar dhe raportohen rregullisht.

“Është absurde të pretendohet që mund të fshihen vd ek jet. Këto ak uza janë gjëja më e rëndë që mund t’i kushtohet personelit mjekësor. Është ak uzë direkte ndaj mjekëve, nuk më duhet as ministria, as qeveria apo institucione të tjera. Ata i kushtojnë jetën pacientëve, kanë bërë një betim, i dedikojnë jetë këtij profesioni, sidomos ata mjekë që në këto momente janë në spitale. Mjeku ka në dorë kartelën e pacientit, çdo pacient është i skeduar, është ai që shkruan me detaje gjithë procesin e trajtimit dhe shkakun e vd ek jes. Emrat e qytetarëve që kanë humbur jetën nuk janë sekret, pasi do i ç’rregjistrosh, do i heqësh nga gjendja civile”, ishte reagimi i Dr. Skënder Bratja gjatë një bisede në studio në Euronews Albania.