Pas publikimit të videos nga PD të cilët pretendojnë se ministrja Olta Xhaçka udhëton me helikopter ka reaguar Ministria e Mbrojtjes.

Përgjigje për të papërgjegjshmen

PD është rëndë! Ngulmon të bëjë fushatë me trillime të shëmtuara. Meqë s’bën dot gola, i është dedikuar autogolave. Pa pikë turpi partia që s’ka kërkuar akoma falje për akuzat ndaj dy pilotëve dëshmorë që gjoja transportonin mermer kur u vranë në krye të detyrës në liqenin e Shkodrës, guxon sërish të njollosë Forcat e Armatosura. Parti e paparë për intrigë e babale. Këtyre të PD-së i duket çudi po mos të përdorësh helikopterët për fushatë apo për dëfrim, se ashtu ja kanë valuar vetë!
Dhe ulërin pale… pse nuk bëni si kam bërë unë, sepse duan patjetër që qeveritë t’u duken njerëzve njësoj. Simfoni intrige per orkester dhe babale! Por publiku meriton një sqarim!

Helikopterët e FA nuk janë përdorur kurrë që nga viti 2013 e deri më sot, as nga ministri, as nga zëvendësministri, e as nga askush tjetër për fushatë! Janë përdorur, vetëm për punë e për detyra funksionale, kur përdorimi i helikopterit është një e drejtë që ministrit apo kujtdo tjetër ia njeh ligji! Prej 2013-ës e këtej, helikopteret e FA-së nuk janë përdorur kurrë as për të transportuar në fushata ministra e kryeministër siç ndodhte në kohën e Berishës president apo Berishës kryeministër!

Nuk janë përdorur kurrë për të çuar fëmijët, familjarët apo të afërmit e kryeministrit apo ministrit për pushime e sebepe, vizita familjare si në kohën e këtyre që flasin sot, nuk janë përdorur kurrë për të kërkuar thesare siç bënin paturpësisht këta që flasin, nuk janë përdorur kurrë helikopterët e ushtrisë për të transportuar Miss-e apo për të bërë videoklipe këngëtarësh si në kohën e këtyre që flasin.

Dhe nuk janë përdorur kurrë as mjetet e tjera e as efektivët e FA-së siç ndodhte në kohën kur Shtabin e drejtonte shefi i shtabit të shpifjeve në PD për të hapur me nxitim rrugë elektorale meqe PD-në e kishte zënë halli i rënies nga pushteti.
Këta të rinjtë e pudrosur e të katapultuar në karrige vetëm për të folur, pa ditur se ç’thonë, duhet të mësojnë të shkuarën e familjes politike ku militojnë. Është koha që PD të kërkojë falje dhe jo llogari. Është koha që PD të ndalojë intrigën e të fillojë vetërrëfimin!

https://www.facebook.com/petro.koci.94/posts/10223988891979476