Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot akuzave të kryetares së LSI në lidhje me territorin e shkollës “Sami Frashëri. Monika Kryemadhi tha më parë se trualli është dhënë për pallat.

Por Rama thumboi opozitën duke u shprehur sot se:

“Është një betejë e përditshme për të mos lejuar që faktet të bëhen si avujt e rakisë presidenciale. Faktet janë vik timë e rrjeteve sociale, e shpërndarjes së qëllimshme të shpifjeve dhe gënjeshtrave. Për fat të keq Monika, Iliri dhe Saliu po çorodisin njerëzit me shpifje”.

Kryeministri shtoi se shkolla po ndërtohet dhe ky është një debat i kotë.