Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shëruar nga coronavirusi. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu. “Dje janë bërë fiks dy javë nga simptomat kryesore. Nga sot e tutje, kryetari Kurti i kthehet angazhimeve dhe aktiviteteve të tij publike”, tha Kryeziu.
Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti më 28 tetor kishte njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19, sëmundjen që e shkakton coronavirusi i ri. Ndërkaq, në Kosovë është duke vazhduar trendi i rritjes se rasteve me coronavirus, në 24-orët e fundit janë konfirmuar 637 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 768. Për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa të reja kufizuese në gjithë vendin.