Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se nga dita e sotme, 23 nëntor 2020, sektori i vizave dhe pasaportave është hapur sërish, por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Pra do të ketë një shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve, ndërsa të gjithë qytetarët që janë të prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht. Ambasada bën me dije se marrja e këtyre masave vjen pasi “Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmangia e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid-19”
Njoftimi: Sektori i vizave hapet sërish me kapacitet të kufizuar. Prej ditës së hënë, datë 23 nëntor, Sektori i Vizave dhe Pashaportave është sërish i hapur. Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve. Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht. Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore. Lutemi të mbahet në konisderatë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime. Këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesve/-eve dhe të punonjësve/-eve. Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmang’ja e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid-19. Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.