Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për lotarinë amerikane. Në një shënim në facebook ambasada ka publikuar faqen zyrtare për të aplikuar lotarinë amerikane si dhe për të kontrolluar statusin.

“ DVProgram.state.gov është e VETMJA faqe zyrtare për të aplikuar në Lotarinë Amerikane dhe për të kontrolluar statusin tuaj! Kini kujdes nga faqe të rreme dhe mashtrime të lidhura me programin e Lotarisë Amerikane..”- shkruan ambasada e SHBA.