Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf përmes një video-mesazhi i ka bërë apel qytetarëve që të zbatojnë masat për të luftuar COVID-19.

Ambasadori Zingraf në video gjithashtu ka shprehur mirënjohjen për punën e përkushtuar që po bëjnë mjekët dhe infermierët të cilët po luftojnë çdo ditë në vijën e parë të betejës me COVID-19 për shpëtimin e jetëve.

“Jemi mirënjohës për sakrificën e bërë nga mjekët dhe infermierët dhe shkencëtarët, sepse kujdesen për familjet dhe kolegët tanë”, shprehet Zingraf.

Gjithashtu ai ka apeluar që të vendosen maskat sepse në këtë luftë jemi të gjithë së bashku.

“Në këtë luftë jemi së bashku, maska ime për ty”, shprehet ai.