Dita e sotme për kinematografinë dhe artin shqiptar nis me një lajm të trishtë. Regjisori i njohur Muharrem Fejzo është shuar në moshën 87-vjeçare nga COVID. Lajmin e trishtë e ka dhënë djali i tij, Joe Fejzo me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e stë dhashë dot një got uje, nuk mertiton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”, shkruan ai.

Muharrem Fejzo kreu Liceun Artistik për skulpturë në 1954-ën. Fillimisht nisi punë si skenograf në operetat Rusalka, Nusja e shitur. Ka realizuar disa buste në Shqipëri, si atë të Zonjës Çure etj. Më 1966 diplomohet për aktor dhe më tek si regjisor në Institutin e Lartë të Arteve. Ka bërë regjinë e filmave më të rëndësishëm në kinematografinë tonë, si Mësonjtrotja, Muri i gjallë, Operacion zjarri, Pranverë e hidhur, Mëngjese të reja. Ai mbante titullin Naim Frashëri dhe Mjeshtër i madh.