Astrologu i njohur italian, Paolo Fox ka paralajmëruar shenjën e Dashit për ndryshime drastike gjatë muajit nëntor.

DASHI: Të menaxhoni sa më mirë situatat në vendin tuaj të punës s’është aspak e lehtë. Edhe nëse jeni në pozicion drejtues apo keni përgjegjësi të mëdha, shpeshherë e gjykoni pozicionin tuaj në mënyrë drastike. Ju kërkoni gjithnjë pushtet absolut, por duhet të kuptoni se jo gjithmonë mund ta arrini. Nëse jeni thjesht nëpunës, po kërkoni veçse një shpërblim më shumë për punën tuaj. Shumë gjëra varen nga marrëdhënia juaj me shefat. Nervozizmi do të arrijë kulmin nëse nuk shpërbleheni. Pjesa e parë e nëntorit do të jetë më e favorshme. Keni gati më shumë se një vit që jetoni si në re, mes shpresave dhe zhgënjimeve, por tekefundit, çdo përvojë ka rëndësi. Ditët më të vështira do të jenë në datat 22 dhe 30.