Këngëtarja Aurela Gaçe ka ndarë lajmin e hidhur për humbjen e gjyshit të saj.Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo ka shprehur dhimbjen e saj për humbjen e një prej njerëzve të saj të dashur.

“Qofsh i parajsës gjyshi Xhimi. Vajzat e mia e kishin stërgjysh, por ashtu e thërrisnin, si e thërriste babai i tyre. Ikja jote na hidhëroi. Ike në një kohë si kjo, kur as në spital s’mundet as ta vizitosh.

Kur fëmija, gruaja, nipërit, as arrijnë të të thonë se të duan. Kjo është shumë e dhimbshme. Grace stërmbesa jote qau shumë për ty, se të njohu, shpenzoi kohë me ty e ndarja dhëmb”, shkruan ajo në postimin e saj.