Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj në përballjen e tyre me Tribunalin e Hagës, u mbrojtën nga avokati Tom Gashi i cili në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, fillimisht komenton akuzat e prokurorit special për zotit Thaçi, Kadri Veselin dhe të tjerëve. Avokat Tom Gashi: Ne faktikisht e kemi parë aktakuzën që e ka publiku gjykata special është e redaktuar pra ka redaktime të shumta. Kështu deri sa të shohim në tërësi mund të them vetëm një gjë, nga eksperienca kur unë kam qenë avokat mbrojtës për një pjesë të madhe të udhëheqësve të UCK-s, këto janë akuza të përsëritura, për të cilat në shumicën e rasteve të të gjithë pjesëtarëve të UCK-s, janë liruar janë gjetur të pafajshëm.
Muhamed Veliu: Sa e vështirë do të jetë për mbrojtjen ti rrë zojë këto ak uza dhe marrë pafajësi? Avokat Tom Gashi: Mendoj që prokurori jo që do ta ketë të vështirë por të pamundur ti provojë ak uzat të cilat i kemi parë në këtë aktak uzë të redaktuar dhe ajo që është faktikisht bazamenti i krijimit të Gjykatës Speciale që është pretendimi për trafikun e organeve njerëzore ne nuk e kemi parë në asnjë akt-akuzë të deritanishme dhe nuk do ta shohim kurrë për arsye se nuk ka ndodhur, mirëpo ka qenë një keq-përdorim i senatorit zvicerian Dick Marty, që ta abligojë Këshillin e Europës për të formuar një gjykatë special për hetime të tilla të pretenduara dhe tani kjo gjykatë special ka devijuar tërësisht duke u marrë me cështje të k rim eve të lu ftës për periudhën e lu ftës dhe sipas tyre për kr ime kundra njerëzimit për periudhën e pas luf tës deri me 31 Dhjetor të vitit 2000.
Muhamed Veliu: Ju keni përfaqësuar në Hagë disa prej eksponentëve kryesor të UCK-s. Nga informacionet që keni sa ka ndihmuar Misioni i OKBS në Kosovë ( UNMIK ) me dosje hetimore tribunalin e Hagës? Avokat Tom Gashi: UNMIK ka qenë faktikisht Alfa dhe Omega prej përfundimit të luf tës në Kosovë deri në shpalljen e pavarësisë të Kosovës në vitin 2008 dhe të gjitha çështjet juridike që kanë pas të bëjnë me ndërlidhjen me Tribunalin e Hagës për ish Jugosllavinë kanë kaluar përmes zyrave të UNMIK-ut. Pa këtë zyrë të UNMIK nuk është mundur asgjë të bëhet.
Muhamed Veliu: Meqenëse jemi tek zyra e UNMIK-ut ditët e fundit në Shqipëri ka një debat të fortë për rrolin që ka pasur Lulzim Basha kur ai punonte në UNMIK. Çfarë detyrash ka mbajtur zoti Basha kur punonte në Kosovë? Avokat Tom Gashi: Nuk ka qenë vetëm zoti Lulzim Basha por kanë qenë edhe shumë të tjerë nga Shqipëria të cilët kanë pasur rrole të caktuara në administratën e Kombeve të Bashkuara quajtur UNMIK dhe zoti Basha ka qenë zyrtar ligjor në përfundimin e mandatit të tij të themi në kuadër të UNMIK. Ka qenë zyrtari më i lartë i UNMIK në transferimin e çështjeve ligjore nga UNMIK tek vendorët. Në transferimin e çështje ligjore i bie edhe në transferimin e dosjeve të cilat UNMIK i ka pas dhe ato dosje një pjesë janë dorëzuar tek vendorët dhe misioni EULEX-it që zëvendësoi UNMIK-un.
Muhamed Veliu:Përmendët rrolin e Lulzim Bashës në UNMIK por kush ka qenë shefi i tij në Kosovë? Avokat Tom Gashi: Shefi Lulzim Bashës në fund të mandatit të UNMIK ka qenë prokurori amerikan Clint Williamson. Ky prokuror është ai i cili e ka hetuar raportin e senatorit Dick Marty të cilin nga një dokument politik e ka shndërruar në dokument juridiko-penal. Clint Williamson ka qenë prokuror I njohur për shumë vite në Kosovë dhe ka punuar si drejtor në departamentin e drejtësisë, pra ka pasur rol kryesorë në drejtësinë e Kosovës dhe Lulzim Basha publikisht dihet që ka qenë në atë punë dhe rroli i tij ka qenë një prej zyrtarëve më të lartë në transferimin e çështjeve nga UNMIK tek vendorët. Sigurisht që këtu konsiderohen edhe dosjet penale dhe civile të cilat janë transferuar.