Në një konferencë për mediat, Hashim Thaçi bëri të ditur se jep dorëheqjen nga posti i Presidentit të vendit pas konfirmimit të akt akuzave nga Gjykata Speciale. Por në këtë konferencë para nisjës në Hagë, presidenti Thaçi kishte pranë edhe djalin e tij Endritin. Thaçi tha se kjo ditë nuk është e lehtë për të dhe familjen e tij, por falënderoi të gjithë për mbështetjen. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Endrit Thaçi ka mbështetur babanë e tij. Endriti shkruan se babai i tij e ka fituar lirinë dhe tashmë do të udhëheqë betejën për drejtësi.
“Baba im e ka fituar betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluft ëtarët e tij dhe krejt luf ta ishte e drejtë.
Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjen tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK”, shkroi ai krahas një fotoje ku shfaqet bashkë me të atin, duke qeshur.