Në Open vazhdon diskutimi për çështjen e Kosovës, krimet e luftës , përfshirjen e kreut të PD, Lulzim Basha me çështjen e kasetës së masakrës së Krushës. Numri dy i partisë socialiste, Taulant Balla është nismëtari i ngritjes së një komisioni të posaçëm që siç thotë ai, do të mbledhë prova dhe dëshmi për t’i dërguar më pas një raport këshillit të Evropës që të zbardhë të vërtetën rreth akuzave për krime lufte. Socialisti Taulant Balla i pyetur për ngritjen e komisionit për këtë çështje në Open sqaroi se ai nuk është një komision që do hetojë Lulzim Bashën por se ai ka tjetër kuptim.
“Dua ta sqaroj, nuk bëhet fjalë për komision hetimor, citoj neni 77 i Kushtetutës dhe 24 i rregullores së kuvendit, është komision i posaçëm për çështje të veçanta, pra merret në shqyrtim raporti i Dick Martyt për çështjet që përfshijnë Shqipërinë, dhe ne duhet t’i verifikojmë. Që nga 99’ e deri më sot në vend janë kryer shumë hetime.
Bie fjala, edhe për uzinën atje në Kukës, dhe ka rezultuar se atje nuk ka ndodhur asnjë krim.
Pse tani? Do ta përjashtojmë fillimisht pretendimin se po ngrihet një komision për të hetuar Lulzim Bashën, fare , nuk është ky qëllimi ynë. Por nëse ai do të kontribuojë me ato që do le t’i nisë me postë dhe kasetën po të dojë që i ka marrë Bellanicës. Po për të gjitha faktet që nuk ka ndodhur krime në Has e me radhë të mblidhen bashkë dhe të hartohet një raport , ku Shqipëria si vend anëtare i asamblesë së këshillit europian, ta ketë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë është hetuar. Sepse nuk ka një institucion tjetër në vend që mund ta bëj një gjë të tillë në vend. Nuk është komision as Anti Dick Marty as anti Lulzim Basha. Shqipëria tani duhet të merret seriozisht sepse ajo që po ndodh, këtu ka filluar një faze e re e deligjitimimit e luftës së Kosovës”, tha Balla.