Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se “Partia Demokratike e Shqipërisë sot drejtohet nga një hetues i UÇK-së”. Balla theksoi se Lulzim Basha nuk ka këllqe të zbardhë rolin e tij në palo-raportet që paraprinë Raportin e Dick Marty-t, kur me maskë mbi fytyrë merrte në në pyetje komandantët e UÇK-së.

“Partia Demokratike e Shqipërisë sot drejtohet nga një hetues i UÇK! Ne e dimë që Lulzim Basha nuk ka këllqe të zbardhë rolin e tij në palo-raportet që paraprinë Raportin e Dick Marty-t, kur me maskë mbi fytyrë merrte në në pyetje komandantët e UÇK. Komandantët e UÇK të mbajnë mend mirë Lulzim edhe pse ti fshiheshe pas maskës dhe largoi të gjithë shqiptarët e Kosovës nga grupi hetimor për të qenë i vetëm. Është fakt publik që Lulzim Basha ka larguar shqiptarë të Kosovës si A.P., B.Gj. dhe të tjerë nga hetimi”, tha Balla.

Balla i referohet Human Right Watch ku shkruhet se “Lulzim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas lu ft es dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e ro bë r ve në veri të Shqipërisë”.