Si gjithmonë Lulzim Basha reagon me vonesë për shkak se fle gjumë dhe nuk ambientohet me mjedisin qe e rrethon! Befasuese ishte fakti që dje me 28 nentor Basha i vetëm bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve ku ka vendosur një kurorë me lule.
Basha nuk është shoqëruar nga asnjë anëtar apo funksionar i lartë i partisë, as nga Sali Berisha dhe vajtja e tij ishte si nje moment reflektimi, faljeje apo kushedi çfare. Keshtu ndodh me te gjithe ata qe shkojne vetem ne varreza. Ditë të tilla bien në sy një numër i madh politikanësh që nderojnë kujtimin e të parëve që sakrifikuan në kohë të vështira, ndërsa sot Basha preferoi t’i përkujtonte vetëm. Jetojmë në kohë të çuditshme dhe sjelljet mendore janë të çuditshme. (Tema)