Nga Ulsi Manja/

Mjaft! Çdo gjë e ka nje cak! Ndoshta edhe tolerimi. Ligjet flasin qartë dhe duhen zbatuar. Organet e drejtësisë duhet të veprojnë. Njerëzit duhen mbrojtur edhe nga të papërgjegjshmit funksionalë. Përhapja e imformacionit të rremë me qëllim krijimin e panikut dhe pasigurisë, është KRIM. Dënohet deri në 5 vite. Çdo veprim që ul respektin ndaj të vdekurit është KRIM. Dënohet deri në 5 vjet. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për krimet çnjerëzore dhe antihumane me përdorimin e të vdekurve vetëm pse dikush, apo disa mendojnë se përfitojnë politikisht.

Virusi nuk përzgjedh. Virusi nuk është i kuq, apo blu. Virusi na ra të gjithëve në kurriz. Por secili duhet të kontribuojë me sa mundet dhe aty ku mundet. Minimumi të mos mbjellë panik e depresion përditë. Lulzim Basha duhet të heqë dorë nga roli i Karontit. Asnjë i ndjerë nuk duhet të paguajë taksën politike që kërkon Basha.