Vijon mbështetja e Bashkimit Europian për Shqipërinë për forcimin e kapaciteteve spitalore. Sot u zhvillua ceremonia e dorëzimit të 30 respiratorëve, pjesë e mbështetjes së BE prej 4 milion euro për shëndetësinë, ku morën pjesë Ambasadori i BE në Shqipëri, z. Luigi Soreca, zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli dhe përfaqësues të OKB në Shqipëri. Duke deklaruar se po merren të gjitha masat për forcimin e kapaciteteve spitalore, Rakacolli kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të respektuar masat e vendosura, dhe për të shmangur rritjen e rasteve në spitale.
“Virusi nuk është vetëm betejë shëndetësore. Gjeja më e rëndësishme mbetet parandalimi sa kohë që nuk ka një vaksinë, apo një trajtim mjekësor. Kam një thirrje për publikun që të vazhdojë të përdorë maskën, të ruajë distancën, të ruajë me përkushtim higjienën që rastet në spitale të mos jenë të mëdha dhe këto aparate kaq të nevojshme të mos i përdorim. Të mbajmë maskën, që të mos vendosim maskën e këtyrë aparateve”, tha znj. Rakacolli në fjalën e saj.
Kjo mbeshtetje me 30 respiratore te rinj eshte pjese e mbeshtetjes se BE per Shqipërinë me vlere 4 milion euro kanë qenë për blerjen e pajisjeve mjekësore, qe i shtohen kapaciteteve spitalore per perballimin e situates se shkaktuar nga covid19.