Transparenca është thelbësore për të gjetur origjinën e COVID-19, që u zbulua për herë të parë në Kinë, u shpreh sot ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, duke folur në emër të Bashkimit Europian. Ndërkohë që BE përshëndet përparimin fillestar në studimin që filloi në fund të tetorit, ajo bën thirrje për transparencë dhe bashkëpunim të plotë gjatë të gjitha fazave të tij”, tha Spahn.

“Një mësim kyç i pandemisë COVID-19 është se ekziston një hendek midis pritjeve dhe kërkesave të 194 vendeve anëtare të OBSH-së dhe aftësive të saj “de-facto” për t’i përmbushur ato”, shtoi ai në deklaratën e BE-së. Ai theksoi, gjithashtu se BE kërkon të forcojë rregullat detyruese të OBSH-së në lidhje me vizitat në vend nga epidemiologët.