Niclas Bendtner njihet si një nga futbollistët më kontraversë në kohët që jetojmë. Sulmuesi ka luajtur me klube si Juventusi apo dhe Arsenali, por asnjëherë nuk ka qenë krejtësisht i përqëndruar te futbolli, pasi ka patur dhe shpërqëndrime të jashtme.
“Në ditën time të parë te Juventus po kërkojë dhe nuk po gjeja shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore. Kisha parë kudo dhe nuk ishin. Pastaj më në fund i gjeta, ishin 12 lojtarë në banjo.
“Po pinin cigare dhe kafe. Më panë dhe qeshën e nisën të bënin shaka. Ishte një situatë që më argëtoi vërtetë. Nëse shikon karrierën e Buffon dhe Pirlo dhe sa profesionistë janë, kjo gjë më hapi sytë edhe mua.
“Etika që ata treguan në fushë dhe ndjenja e përkatësisë që ekzistonte në dhomat e zhveshjes ishte e pabesueshme. Kështu askush nuk mund të kërkonte llogari për problemin e pirjes së duhanit”, tha ish-sulmuesi i Danimarkës.